Page 12 - Programa SARAJ.cdr
P. 12

VOTO                                                     Sarajin


                                             ·      Në qendrën turistike Matka, me mbështetje finansiare nga qyteti i Shkupit,
                                             mjete nga buxheti qendror dhe Komuna e Sarajit në Matkë planifikojmë ndërtimin e
                                             një GARAZHE NË KATE për parkimin e veturave dhe me këtë investim gjegjësishtë
                                             ndërtim, do zgjedhim përfundimishtë problemin kyç që krijon kaos në veçanti gjatë
                                             vikendit kur kemi fluks të madh të turistëve me trafikun e veturave;
                                             ·      Qendra  turistike  Matkë  deri  më  tani  nuk  ka  pasur  asnjë  investim  në
                                             ndërtimin e infrastrukturës rrugore, ndriçimin publik të një pjese të Matkës dhe
                                             vendosjen e një shëtitoreje për turistët këmbësorëqë duan ti shijojnë bukuritë e
                                             kësaj natyre. Matka si atraksion nga turistë të huaj dhe vendas, në mandatin tonë do
                                             promovohet në shumë forma, duke marë pjesë dhe në panaire të ndryshe për
                                             prezentimin e Matkës si një ndër vendet më të bukura në tërë territorin e shtetit
                                             tonë;
                                             ·      Lëvizja BESA do të angazhohet për hartimin e një strategjie afatgjate për
                                             zhvillimin e turizmit, duke siguruar një ofertë të gjithmbarshme turistike;
                                             ·      Përkujdesje  dhe  angazhim  për  mirëmbajtjen  dhe  merremetimin  e
                                             infrastrukturës së pikave turistike: Liqeni i Treskës, Matka dhe Parku i Sarajit;
                                             ·      Zhvillim  të  turizmit  malor  dhe  promovimin  e  Malit  të  thatë  (Zheden)
                                             nëpërmjet përkrahjes së sektorit civil;
                                             ·      Në bashkëpunim me Ministrisë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së
                                             Ujërave, do krijojmë zona të veçanta për zhvillimin e qendrave rekreative turistike ku
                                             do promovohet agroturizmi, dhe turizmi malor;
                                             ·      Subvencionime  përmes  granteve  të  pakthyeshme  për  ide  kreative
                                            biznesore.

                                                                                                www.levizjabesa.mk
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17