Page 16 - Programa Tearce.cdr
P. 16

VOTO                                                     Tearcën




                                                   RENDI DHE SIGURIA
                                                    Shumë komuna të udhëhequra nga kryetarët aktual, përmes qasjes të tyre
                                             fleksibile duke trajtuar ligjin në forma të ndryshme për qytetarët, kanë mundësuar

                                             që me kalimin e viteve në vazhdimësi të krijojnë kaos si në trafik, ashtu edhe në
                                             organizimin e jetës socio-ekonomike të komunave tona. Lëvizja BESA zotohet për
                                             komunë  ku  do  ketë  rend  dhe  disciplinë.  Aplikim  të  ligjit  për  të  gjithë  njëlloj,

                                             pavarësisht përkatësisë partiake, etnike, fetare, etj.
                                                    Konform legjislaturës dhe në koordinim me pushtetin qendror, komunave
                                             do t'u mundësojmë krijimin e shërbimit të ri komunal – policisë komunale. Përmes
                                             instalimit të këtij institucioni në mënyrë shumë efikase do të mund të rregullohen:
                                             vendosja e rendit në parkimin e automjeteve, sanksionimi i personave që ndotin

                                             ambientin  jetësor,  mbrotja  e  femijëve  nga  aksidentet  eventuale  në  afërsi  të
                                             shkollave, si dhe vendosjen e sigurisë më të lartë në komunat tona.












                                                                                                www.levizjabesa.mk
   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21