Page 20 - Programa Tearce.cdr
P. 20
VOTO Tearcën
grumbulluar dhe në përzgjedhjen e studentëve konform nevojave të përcakuara nga
kompanitë që gravitojnë në komunën përkatëse.
Inkubatorët e zhvillimit: Komuna do të inicojë krijimin e Inkubatorëve të
zhvillimit, të cilët paraqesin qendra të specializuara në aspekt të përgatitjes së
kuadrove profesionale në IT-teknologji dhe në programim. Duke u nisur nga praktikat
pozitive të disa komunave të shteteve të ndryshme anëtare në BE, me mbështetjen e
komunës, si dhe nëpërmjet fondeve të BE-së, do të krijohen këta inkubatorë, të cilët
për një periudhë 6-8 muaj do të bëjnë aftësimin e individëve, të cilët janë të pa punë,
në fushën e IT teknologjive dhe të programimit.
Nëpërmjet programeve të specializuara të aftësimit, ato përgatiten, ndërsa
komuna merr përsipër marketingun e këtyre qendrave me qëllim të qasjes në treg.
Praktika nga vendet që e kanë aplikuar këtë lloj projektesh tregon se këto inkubatorë
arrijnë pavarësimin e tyre menjëherë pas përgatitjes së gjeneratës së parë, ndërsa
shumica e individëve të aftësuar mbeten në vend, ndërsa shërbimet e tyre i ofrojnë
dhe realizojnë jashtë shtetit.
Në këtë rast, për aftësimin e individëve, komuna do të shfrytëzojë
kapacitetin intelektual të prodhuar nga të dy universitetet ekzistuese UT dhe UEJL,
ndërsa nga ana tjetër si target për përgatitje e ka strukturën e moshave të reja, të
cilat kanë njohuri të përgjithshme të IT-së dhe janë të papunë.
www.levizjabesa.mk