Page 13 - Programa Vrapcisht Final.cdr
P. 13
VOTO Vrapçishtin
këmbësorët, për biçiklistët dhe adhuruesit e natyrës.
· Mbështetje dhe përkrahje financiare për trajnerët dhe sportistët në rritjen e
potencialit të tyre dhe nxitjen e karakterit garues.
· Lëvizja BESA do të angazhohet për ndërtimin e fushave sportive multifunksionale.
Për një stil më të mirë jetese dhe për për një jetë më të kulturuar e të shëndetshme, larg
stresit e veseve të këqija, merruni me sport!
LLOGARIDHËNIE PERMANENTE, KOMUNË TRANSPARENTE
Parimi bazë i vetëqeverisjes lokale është komuna e udhëhequr nga qytetarët. Lëvizja
BESA ofron një model të ri i cili synon të krjojë pozitë të fuqishme vendimmarrëse të
qytetarit, me ç'rast do ta rrisim dhe avancojmë demokracinë qytetare.
Si do ta bëjmë?
· Llogaridhënie permanente për shpenzimin e mjeteve publike.
· Qeverisje të hapur - komunikim të drejtpërdrejtë në kohë reale me qytetarin.
· Ditë të hapura për qytetarët.
· Rritjen e aftësive profesionale dhe forcimin e kapaciteteve menaxhuese dhe
kontrolluese të administratës komunale.
· Komuna jonë ka nevojë për institucione dhe punonjës të fokusuar në zhvillimin
ekonomik të komunës dhe në shërbim ndaj biznesit dhe qytetarit.
www.levizjabesa.mk