Page 18 - Programa Bogovine.cdr
P. 18
VOTO për Bogovinën
Si do ta zhvillojmë turizmin malor?
· Lëvizja BESA do të angazhohet për hartimin e një strategjie afatgjate për
zhvillimin e turizmit malor, duke siguruar një ofertë të gjithmbarshme
turistike.
· Përkujdesje dhe angazhim për mirëmbajtjen dhe merremetimin e
infrastrukturës së pikave turistike.
· Themelimin e qendrës informuese për turistët dhe vendosjen e tabelave
informuese me hartën e Komunës.
· Në bashkëpunim me Ministrisë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së
Ujërave, do krijojmë zona të veçanta për zhvillimin e qendrave rekreative
turistike ku do promovohet agroturizmi, turizmi rural si dhe turizmi malor.
· Subvencionime përmes granteve të pakthyeshme për ide kreative biznesore
për zhvillim të turizmit malor.
· Hapja e shtigjeve për Off-Road automjete dhe ecje malore.
Rinia dhe sporti
Zhvillimi i teknologjisë dhe mungesa e aktiviteteve jashtë shkollore, si dhe
mungesa e infrastrukturës sportive, janë arsyet kryesore pse të rinjtë janë shumë
pak të përfshirë në aktivitete sportive.
Meqë kjo mungesë e aktiviteteve fizike, ndikon drejtë për drejtë në zhvillimin
psiqik dhe fizik të fëmijëve tanë, Lëvizja BESA do ndërmarrë hapa konkret për
përkrahje më të madhe të sportit. Mendja e shëndosh në trup të shëndosh.
www.levizjabesa.mk