Page 17 - Programa Bogovine.cdr
P. 17

VOTO                                               për Bogovinën



       ·   Asistencë dhe lehtësim të procedurave për regjistrimin dhe funksionimin e
           kompanive të reja.

       Hapat konkret:
       ·   Asistencë për nxjerrjen e lejeve dhe licencave të nevojshme, asistencë për
           shërbimet e kontabilitetit, asistencë për shërbimet juridike, asistencë për
           promovimin e biznesit.
       ·   Krijimin e një databaze me qëllim të sinkronizimit të të dhënave dhe krijimin
           e një rrjeti bashkëpunues për kompanitë që funksionojnë në territorin e
           Komunës së Bogovinës.
       ·   Të gjitha shërbimet e ofruara nga zyra Inkubatori i biznesit do të jenë falas,
           me qëllim që ekonomia lokale të zhvillohet dhe të hapen vende të reja të
           punës.


       Zhvillim i Turizmit Malor
       Gjithnjë e më tepër po dëshmohet se turizmi është një burim i rëndësishëm i
    gjenerimit të të ardhurave dhe krijimit të vendevetë punës në shumë ekonomi.
    Turizmi në vete ndërlidh një numër të madh industrish dhe shërbimesh, duke e
    përfshirë dimensione sociale, kulturore dhe mjedisore përtej zhvillimit fizik dhe
    marketingut.  Komuna  e  Bogovinës  është  e  pozicionuar  strategjikisht  për  t'i
    përmbushur pritjet gjithnjë në rritje për zhvillimin e turizmit veror e dimëror, turizmit
    kulturor dhe agroturizmit.


         www.levizjabesa.mk
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22