Page 11 - Programa Bogovine.cdr
P. 11
VOTO për Bogovinën
SMART Komuna - Qendra Inovative për të rinjtë
Një nga mundësitë për të mbajtur të rinjtë e arsimuar dhe të talentuar në
vendbanimet tona është edhe mundësia që u krijohet atyre për të shprehur idetë e
tyre kreative dhe inovative.
Si do ta bëjmë?
· Subvencionimi i ideve – Kryetari i Komunës përmes formave ligjore do t'i
mundësoje stimulimin financiar të ideve të qendrueshme biznesore duke i dhënë
mundësi përmes granteve të pakthyeshme të rinjëve të krijojnë vende për
vetëpunësim dhe të njejtit të zhvillojnë bizneset e tyre konform trendeve moderne.
· Fondi solidar – Krijimi i një fondi të partneritet të barabartë me sektorin e
biznesit, ku në formë vullnetare çdo biznes i suksesshëm të ndajë mjete financiare
për stipendimin e studentëve që regjistrohen në drejtime deficitare të cilët pas
diplomimit do jenë në shërbim të nevojave të kompanive duke investuar në
profesionalizimin e kuadrove dhe mbajtjen e tyre në vendlindje. Gjithë ky proekt do
jetë transparent ku çdo qytetar do ketë qasje ne shumën e grumbulluar dhe
përzgjedhjen e studentëve konform nevojave të përcakuara nga kompanitë që
gravitojnë në komunën përkatëse.
· Qendra të trajnimit për profesione të ndryshme – Komuna në bashkëpunim
me komuna të tjera nacionale dhe ndërkombëtare duke përdorur fondet
miliardëshe të ndara nga Bashkimi Europian do të hartojnë programin për arsim dhe
www.levizjabesa.mk