Page 17 - Programa Tearce.cdr
P. 17
VOTO Tearcën
NDËRMARRJE PUBLIKE RENTABILE DHE NË SHËRBIM TË QYTETARËVE
Ndërmarrjet publike në shumicën e komunave ballafaqohen me probleme
të mëdha financiare. Ka më tepër arsye se pse këto ndërmarrje publike të
themeluara nga komunat kanë probleme financiare, organizative dhe
administrative. Shumica e ndërmarrjeve publike komunale e kanë të mbingarkuar
administratën e tyre me të punësuar joadekuat, aktivistë partiak por në shumë raste
paraqiten edhe punësime fiktive. Problemi kryesor paraqitet tek keqmenaxhimi i
tyre.
Nën udhëheqjen e Lëvizjes BESA, angazhohemi për udhëheqës profesionist,
duke u nisur nga drejtorët e deri tek sektorët kompetentë. Profesionalizim, edukim,
trajnim i kuadrit aktual dhe ristrukturim i të gjitha ndërmarrjeve publike komunale të
cilat po përballen me probleme të këtyre llojeve. “Zero” tolerancë për ata që nuk
punojnë, ndërsa janë të evidentuar në listën e pagesave si punëtorë fiktiv.
Shpërblim meritor për të punësuarit dhe menaxhment profesional, i cili nuk do jetë i
varur nga kalkulimet politike. Ndërmarrje publike moderne, të cilat do t'i
grumbullojnë mjetet financiare vetëm për shërbimet që i kryejnë në të mirë të
qytetarëve.
www.levizjabesa.mk