Page 19 - Programa Tearce.cdr
P. 19
VOTO Tearcën
Komuna digjitale do të mundësojë tolerancë “zero” për krimin, korrupsionin dhe
keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga çdo nëpunës administrativ, duke filluar nga
Kryetari i komunës e deri te referenti më i thjeshtë që merret me punët
administrative.
SMART KOMUNA - QENDRA INOVATIVE PËR TË RINJTË
Një nga mundësitë për të mbajtur të rinjtë e arsimuar dhe të talentuar në
venbanimet tona është edhe mundësia që u krijohet atyre për t'i shprehur idetë e
tyre kreative dhe inovative të cilat Kryetari i komunës përmes formave ligjore do të
mundësojë subvencionimin e ideve të qëndrueshme biznesore, duke u dhënë
mundësi të rinjve që përmes granteve të pakthyeshme të krijojnë vende për
vetëpunësim dhe të njëjtët të zhvillojnë bizneset e tyre konform trendeve moderne.
Krijimi i një fondi solidar në partneritet të barabartë me sektorin e biznesit, ku në
formë vullnetare çdo biznes i suksesshëm të ndajë mjete financiare për bursat e
studentëve që regjistrohen në drejtime deficitare, të cilët pas diplomimit do jenë në
shërbim të nevojave të kompanive, mënyrë kjo për të investuar në profesionalizimin
e kuadrove dhe mbajtjen e tyre në vendlindje.
I gjithë ky projekt do jetë transparent ku çdo qytetar do të ketë qasje në vlerën e
www.levizjabesa.mk