Page 11 - Programa Vrapcisht Final.cdr
P. 11
VOTO Vrapçishtin
Si do ta zhvillojmë turizmin?
· Lëvizja BESA do të angazhohet për hartimin e një strategjie afatgjate për zhvillimin
e turizmit, duke siguruar një ofertë të gjithmbarshme turistike.
· Përkujdesje dhe angazhim për mirëmbajtjen dhe merremetimin e infrastrukturës
së pikave turistike të komunës sonë.
· Themelimin e qendrës informuese për turistët, tabela informuese me hartën e
komunës sonë.
· Zhvillim të turizmit malor, nëpërmjet përkrahjes së sektorit civil.
· Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave,
do krijojmë zona të veçanta për zhvillimin e qendrave rekreative turistike ku do
promovohet agroturizmi, turizmi rural si dhe turizmi malor.
· Subvencionime përmes granteve të pakthyeshme për ide kreative biznesore.
RINIA DHE SPORTI
Zhvillimi i teknologjisë dhe mungesa e aktiviteteve jashtë shkollore, si dhe mungesa e
infrastrukturës sportive, janë arsyet kryesore pse të rinjtë tanë janë shumë pak të përfshirë
në aktivitete sportive.
www.levizjabesa.mk