Page 12 - Programa Vrapcisht Final.cdr
P. 12

VOTO                                                    Vrapçishtin




                                             Meqë kjo mungesë e aktiviteteve fizike, ndikon drejtë për drejtë në zhvillimin psiqik dhe fizik
                                             të fëmijëve tanë, Lëvizja BESA do ndërmarrë hapa konkret për përkrahje më të madhe të
                                             sportit. Mendja e shëndosh në trup të shëndosh.
                                                Lëvizja BESA do t'i inkurajoj dhe përkrah të rinjtë nëpërmjet projekteve të veçanta, si në
                                             shkolla ashtu edhe në familje, sepse sporti është i rëndësishëm në jetën sociale dhe në
                                             shëndetin tonë, ndikon në reduktimin e stresit dhe depresionit, ul mbipeshën e të rinjve,
                                             zhvillon trupin, ndikon në rritjen e intelegjencës dhe rezultateve më të mira në shkollë.
                                                Por, mbi të gjitha sporti i ndihmon fëmijët që të zhvillojnë zakone, të cilat do të zgjasin
                                             përjetësisht, e nxit karakterin garues dhe sportiv. Prandaj, Lëvizja BESA do të angazhohet për
                                             një jetesë sportive dhe të shëndetshme që në shkollat fillore.
                                                Lëvizja BESA nëpërmjet projekteve konkrete do të angazhohet për:
                                                ·   Mbështetje  financiare  për  akademitë  sportive  të  futbollit,  basketbollit  dhe
                                                    disiplinave të tjera sportive si dhe do tu ofrojmë qasje në projekte të ndryshme për
                                                    thithjen e fondeve nga organizatat ndërkombëtare të sportit
                                                ·     Mundësi të barabarta për të gjithë organizatat rinore dhe sportive pa dallim.

                                                ·   Komuna në koordinim me bizneset lokale do të mbështes dhe financoj klube të të
                                                    gjitha lëmive sportive.

                                                ·   Funksionalizimin dhe shtimin e tereneve sportive.
                                                ·   Rregullimin  e  stazave  natyrore  dhe  hapjen  e  shtigjeve  për  rekreacion  për


                                                                                                www.levizjabesa.mk
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17