Komunikata

by: Zyra për komunikim dhe marrëdhënie me publikun

Durmishi: Masat po japin rezultat, çmimet e produkteve bazë ushqimore po stabilizohen, inflacioni në muajin mars u ul me 1.3% në nivel mujor

Të nderuar,
Inflacioni në muajin mars krahasuar me muajin shkurt ka shënuar rënie prej -1.3%, kjo sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave. Masat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës po japin rezultat. Çmimet e produkteve ushqimore bazë janë duke u stabilizuar dhe po shënojnë rënie. Në nivel vjetor në muajin mars, inflacioni i matur përmes kostos së jetesës ishte 2.7%. Në vazhdimësi po punohet për masat në përmirësimin e standardit të qytetarëve dhe stabilizimin e çmimeve!


26