by:
Zyra për komunikim dhe marrëdhënie me publikun
Dita e sotme ishte e mbushur me aktivitete të rëndësishme për zhvillimin e kulturës dhe turizmit në Gostivar. Së bashku me Ministrin për Kulturë dhe Turizëm, Zoran Ljutkov, realizuam një vizitë të rëndësishme në institucionet kulturore të qytetit, ku u njoftuam me projektet dhe aktivitetet që po zhvillohen me mbështetje të Ministrisë, por edhe me sfidat me të cilat përballen këto institucione. Vizituam Qendrën për Kulturë ASNOM, Teatrin Gostivar, Galerinë e Gostivarit dhe shumë objekte të tjera kulturore që janë pjesë e trashëgimisë sonë të vyer. Kjo vizitë është një dëshmi e angazhimit tonë të vazhdueshëm për mbështetje dhe zhvillim të kulturës dhe trashëgimisë në të gjithë vendin.\r\nMe investime të reja, siç është restaurimi i Xhamisë së Vjetër në Raven dhe mbështetje për zhvillimin e aktiviteteve kulturore, do të vazhdojmë të kontribuojmë për zhvillimin e turizmit dhe promovimin e pasurisë kulturore të Gostivarit dhe gjithë Maqedonisë.