Page 10 - Programi 2017-2021
P. 10

Masat fillestare që do të merren nga administrata komunale janë:

                                       a.  Zgjidhja afatgjate e problemit të mbeturinave.
                                       b. Përcjellja e rregullt e ndotësve të ambientit (ujit, ajrit dhe
                                          zërit).
                                       c.  Vendosja e një ekrani LED në qendër të qytetit për shfaqjen e
                                          rezultateve të cilësisë së ajrit në kohë reale.

                                       d. Infrastruktura e gjelbër, rritja e përqindjes së hapësirave të
                                          gjelbra.

                                       e.  Pastrimi dhe larja e bulevardeve, lagjeve dhe trotuareve.
                                       f.  Organizimi i aktiviteteve edukuese dhe sensibilizuese për
                                          çështje ekologjike.

                                       g. Subvencionimi i paneleve solare.



                                      6. Llogaridhënia ndaj qytetarëve
                                      Sipas hulumtimeve, rezulton se administrata e komunës
                                      së Tetovës është institucioni me më pak transparencë dhe
                                      përgjegjësi, ku qytetarët që kanë trokitur së paku një herë në
                                      derën e saj kanë mbetur të zhgënjyer. Zhgënjimet e qytetarëve
                                      janë të natyrave të ndryshme, si: mungesa e administratorëve
                                      në vendin e punës, mospranimi dhe mohimi i përgjegjësisë për
                                      punë të caktuara, vonesat e panevojshme etj.

                                      Vizioni ynë është që me përkrahjen e të gjithëve, bashkërisht
                                      ta ndërtojmë një administratë funksionale dhe në shërbim të
                                      qytetarëve. Parim në punën e komunës do të jetë “komuna e
                                      qytetarit dhe për qytetarin”, ku ata me sugjerimet, propozimet
                                      dhe parashtrimin e ankesave në mënyrë të drejtpërdrejtë
                                      do i ndihmojnë edhe qytetarit, i cili nuk ndjen detyrim në
                                      parashtrimin e ankesave. Ne ndjejmë detyrim që administrata
                                      komunale të bazohet në kërkesën e qytetarit dhe feedback-un e
                                      qytetarit. Për këtë synojmë të arrijmë:

                                       a.  Administratë komunale në shërbim të qytetarëve me
                                          transparencë të plotë.
                                       b. Participim të qytetarëve në përpilimin e buxhetit të komunës
                                          dhe mundësi kontrolli në realizimin e buxhetit.
                                       c.  Realizim të plotë të investimeve kapitale nga mjetet e
                                          planifikuara nga buxheti.
                                       d. Tabelë në qendër të qytetit ku të gjithë qytetarët do të mund
                                          ta shohin nivelin e borxhit të komunës.




                      PROGRAMI ZGJEDHOR 2017-2021
              10      www.levizjabesa.mk
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15