Page 12 - Programa Bogovine.cdr
P. 12
VOTO për Bogovinën
trajnim joformal përmes të cilit do të krijohen qendra ku të rinjtë në afat prej 6 muaj
do të mund të marin dije dhe shkathtësi në profesione të ndryshme si p.sh.
programer, zhvillues të aplikacioneve, robotikës, auto-diagnostifikimit, etj.
Arsim cilësor, mundësi e barabartë për të gjithë
Meqë arsimi konsiderohet bërthama e zhvillimit të shoqërisë, Fatmir Sabriu
bashkë me ekipin do të angazhohet për pavarësi të plotë të institucioneve të arsimit
duke pasur prioritet rritjen e cilësisë. Një gjë e tillë është parakusht për arsim
kualitativ, prandaj NE do të angazhohemi për instalimin e praktikave pozitive të BE-
së.
Si do ta bëjmë?
· Do të përgatisim nxënës që do të jenë të dobishëm në planin personal dhe
shoqëror.
· Do të ndërtojmë politika ku mësuesia të bëhet profesion me prestigj, të
ardhurat e mësuesit të jenë më të larta.
· Të gjithë shkollat do të pajisen:
- me tabela elektronike për çdo klasë,
- me projektor për çdo klasë,
- me leximore dhe libra artistik e shkencor,
- furnizimi i kabineteve shkencore, kulturore dhe artistike me mjetet
e nevojshme.
www.levizjabesa.mk