Page 14 - Programa Bogovine.cdr
P. 14
VOTO për Bogovinën
Kulturë
Jeta kulturore e banorëve të Komunës së Bogovinës është një objektiv i
rëndësishëm për qytetarët e komunës. Prandaj, Lëvizja BESA nëpërmjet projekteve
konkrete do t'i përkrah teatrot, bibliotekat, punëtorët e kulturës, ansamblet,
shoqëritë kulturore dhe artistike. Do të kemi kujdes dhe përkushtim të veçantë për
trashëgiminë kulturore dhe historike, si dhe potencialin e turizmit kulturor. Si në
fushën e arsimit, ashtu edhe në kulturë do të inicojmë bashkëpunim me institucionet
simotra në rajon, me qëllim të këmbimit të praktikave dhe përvojave të mira.
Si do ta bëjmë?
· Ndërgjegjësimi i të të rinjve për vlerat historike dhe trashëgiminë kulturore.
· Mbështetje për hulumtim në fushën e artit, kulturës, kreativitetit dhe rolit të
kulturës në kohezionin social.
· Stimulimin dhe përkrahjen finaciare për riaktivizimin e shoqërive kulturore
artistike në Komunën e Bogovinës.
· Organizimin e javës kulturore artistike – “SummerFest” dedikuar ardhjes së
mërgimtarëve.
· Malësinë e Komunës së Bogovinës ta kthejmë në qendër turistike kulturore.
Përmes projekteve konkrete do ta nxisim kultivimin e zejeve tradicionale,
prodhimin e veglave muzikore dhe veshjes kombëtare, të cilat do të ndikojnë
në zhvillimin ekonomik të kësaj zone.
· Hapja e dy bibliotekave komunale.
· Krijimin e një Muzeu komunal për grumbullimin e artifakteve dhe
artizanateve të vjetra.
www.levizjabesa.mk