Page 15 - Programa Bogovine.cdr
P. 15
VOTO për Bogovinën
Zhvillimi ekonomik lokal
Komuna e Bogovinës sot është në udhëkryq. Është koha për një filozofi të re
komunale, të denj për qytetarët. Komuna e Bogovinës ka nevojë për një model të
progresit shoqëror që siguron një ekuilibër të ri politik, zhvillim të qëndrueshëm
ekonomik dhe në shërbim të qytetarëve pa dallime.
Ekonomia e Komunës së Bogovinës ka shumë energji të paçliruar. Ne do ta
“rindërtojmë" modelin e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenien ekonomike përmes
projekteve komunale, investimeve kapitale dhe investimeve të huaja duke synuar ta
ulim papunësinë, sidomos për të rinjtë. Ne jemi për një komunë e cila do të garantojë
sigurinë e investimeve dhe mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Bogovinës.
Si do ta bëjmë?
· Duke ofruar strategji 4 vjeçare për zhvillimin ekonomik lokal.
· Lëvizja BESA do të krijoj parakushtet kryesore për tërheqjen e investitorëve
nga vendi dhe nga jashtë, duke e ndërtuar infrastrukturën, standardizimin,
lehtësimin e procedurave administrative, zbatimi e drejtë të ligjit dhe
krijimin e biznes ambientit të parashikueshëm (tatimet lokale dhe taksat e
aplikueshme për personat juridik).
· Qasjen deri te fondet e donatorëve, përpilimin e dokumenteve të duhura për
aplikim dhe themelim të partneriteteve me biznes komunitetin dhe
shoqërinë civile.
www.levizjabesa.mk